Rama i kënaqur: I dhamë vendit një President normal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i kënaqur: I dhamë vendit një President normal

Pas votimit në Kuvend me 78 vota pro të Bajram Begajt si Presidenti I ri I vendit, Kryeministri Rama në oborrin parlamentin tha se shqiperia do të ketë tashmë një President normal. Ai shtoi se figura e Bajram Begajt është e pakontestueshme.

 

“I dhamë vendit një President normal, një figurë të pakontestueshme nga ana e integritetit, humanizmit e përkushtimit për vendin.Kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur që në krye të herës. Të gjitha reagimet flasin për këtë. Përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej saj. I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizimit dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit,” tha Rama.

 

Advertisement

Rama shtoi se përtej numrave me të cilat Kuvendi zgjodhi Bajram Metën, procesi nuk ishte i lehtë.

 

 

 “Nuk ka asnjë rëndësi se ka qenë përfundimi aritmetik. Ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë se PS është këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet dhe aktiviteti si shumicë të shkojnë me interes të vendit.Ishte një proces aspak i lehtë. Me një sallatë palësh në anën tjetër të parlamentit. Ne kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal dhe të arsyeshëm.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy