Rama i përgjigjet Arben Ahmetajt: Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do ishin më keq për ata që duan që të mos e bëj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i përgjigjet Arben Ahmetajt: Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do ishin më keq për ata që duan që të mos e bëj

Kryesia e Partisë Socialiste diskutoi sot mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas mbledhjes, kryeministri Rama u shpreh i bindur ne fitoren e thellë të socialistëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR

Advertisement

 

Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të vërtetës, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me ju. Fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike sepse të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri edhe të padenjë për të qenë në fushë, nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike dhe kjo do të thotë më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit sepse kur vjen puna tek fitorja aritmetike, nuk ka asnjëherë një fitore të lehtë, por gjërat nuk janë aq të vështira sa janë kur duhet të merresh me pagat, kur duhet me mbështetje më shumë për pensionistët, kur duhet të merresh me mbështetje më shumë për profesionistët, kur duhet të merresh me investime, kur duhet të merresh me ecurinë e shumë e shumë gjërave të tjera. Kjo është sfida në të cilën ne duhet të përqendrohemi shumë më tepër ndërsa politikës së gërr gërr gërrit duhet t’ia lejmë të shkuarës.

 

Akuzat e kundërshtarëve politikë se ka ndikuar në  vendimin e gjykatës së Apelit për cështjen e vulës së PD ai i mohoi.

Advertisement

 

Unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk kam asnjë disponim të merrem me polemika të politikës së “gërr, gërr, gërr-it” të përditshëm. Nëse kemi kohë në dispozicion dhe energjitë nuk na mungojnë le t’i vëmë në shërbim të temave që janë tema me vlerë dhe me rendësi.

 

Rama iu përgjigj edhe deklaratave të arben ahmetajt, I cili I kishte kërkuar kryeministrit të mos bënte rolin e gjykatësit.

Advertisement

 

Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.

 

Kryeministri shtoi se shumë shpejt qeveria do të vendosë për një tjetër rritje te pagave në një sërë profesionesh  si dhe rishikimin e pensioneve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy