Rama kërkon paqe me Kurtin: Marrëdhënia nuk shkon vaj, por e ardhmja do të na bashkojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama kërkon paqe me Kurtin: Marrëdhënia nuk shkon vaj, por e ardhmja do të na bashkojë

Duke pranuar se marrëdhënia Kosovë-Shqipëri nuk është në ditët e saj më të mira, kryeministri Edi Rama kërkoi nga socialistët e vjetër dhe të rinj që kjo gjë të rregullohet.

 

Gjatë fjalës së tij në takimin te “Pallati i Brigadave”, Rama u shpreh se deputetët duhet të jenë më prezentë në Prishtinë për të forcuar bashkëpunimin.

 

Advertisement

Fjala e kreut të qeverisë u ndal edhe te “Ballkani i Hapur”, që ndan Kosovën nga Shqipëria. Rama theksoi se duhet punuar më shumë në këtë drejtim, që Kosova të zbutet.

 

“Duhet të jemi më prezent në Prishtinë, e kam fjalën si deputetë. Nuk është sekret që marrëdhënia me qeverinë e Kosovës nuk shkon vaj dhe madje nisma “Balkani i Hapur” e ka nxjerrë më në pah këtë gjë, ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes. Por Kosova është pjesë e pandashme e së ardhmes dhe e ardhmja do të na bashkojë më shumë. Me qeverinë e Kosovës duhet të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore, duke u përqendruar në ato punë dhe drejtime që nuk kanë si të mos na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur”.”

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy