“Rama, koka e inceneratorëve”/ Berisha reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Edhe Veliaj shkeli ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama, koka e inceneratorëve”/ Berisha reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Edhe Veliaj shkeli ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi qëndrimet publike të ish-ministrit Arben Ahmetaj, për të mbështetur aksionin politik të opozitës, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

 

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Berisha përsëriti se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesore për mënyrën si u lidhen kontratat për 3 inceneratorët.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement

“Përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër në zinxhir, Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë: nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Përveç kryeministrit dhe zyrës së tij nuk ka njeri që mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria.”

 

Berisha ka shfrytëzuar Ahmetajn edhe për të mbështetur akuzat ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Advertisement

“Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë. Prandaj e tha ai, ndiqni paratë.”

 

Ndryshe nga aleati i tij Ilir Meta, Berisha bën përgjegjës edhe Ahmetaj për inceneratorët.

 

Advertisement

“Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.”

 

Por një javë para se Gjykata e Apelit të shprehet për vulën dhe logon e PD, Berisha ka artikuluar akuza të forta ndaj Enkelejd Alibeaj.

 

Advertisement

“Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij.”

 

Të premten e ardhshme, Gjykata e Apelit do të marrë në shqyrtim çështjen e logos së PD, ndërkohë vetë Sali Berisha ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, pikërisht në ditën që gjykata do të flasë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy