“Rama komplot të madh ndaj PD”/ Bozdo: Gjykata, vendim të turpshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama komplot të madh ndaj PD”/ Bozdo: Gjykata, vendim të turpshëm

“Edi Rama prej kohësh ka nisur një komplot kundër PD”. Kështu ka deklaruar Enno Bozdo, anëtari i Kryesisë së PD gjatë një interviste për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

 

Bozdo e cilësoi vendimin e 3 marsit të dhënë nga Gjykata e Apelit të turpshme dhe të detyruar nga kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

Sipas tij, përpjekjet e Ramës me akuzat për rublat dhe financimet ruse e deri tek skandali McGonigal bën që PD të hyjë në vendoret e 14 majit pa simbolet e saj historike.

 

Në datën 3 mars me atë vendim gjykate ka folur Enkelejd Alibeaj, ka folur Lulzim Basha, por kanë folur edhe të gjithë ata që e duan PD e përçarë dhe që në një proces gjyqësor të pashembullt për nga mënyra se si u transmetua, për nga presioni i përjetuar por edhepër nga vendimet e marra detyrojnë nën urdhrin e Edi Ramës që siglën e PD t’ia heqin PD.

 

Advertisement

Për mua personalisht, por edhe për shumë kolegë të tjerë kjo ishte një ndarje e thellë me të gjithë ata që edhe mund të mendojnë ndryshe, edhe mund të kenë kritika për Sali Berishën. Por deri dje të gjithë ishinpjesë e një familje. Në 3 mars ishte një ndarje e rëndë, që i dha kuptim komplotit të nisur nga Rama për të marrë peng PD. Është një komplotqë ka nisur vite më parë, me ato që ai i quante rublat ruse, lobimet ruse, vazhdon me skandalin McGonigal, vazhdon me presionin e gjykatës që PD të hyjë në këtë betejë elektorale pa simbolet e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy