Rama konferencë të përbashkët me Varhelyi: Për momentin nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama konferencë të përbashkët me Varhelyi: Për momentin nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

 

Shefi i qeverisë bëri të ditur se qëndrimi i Shqipërisë është që mos të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit të BE.

 

Advertisement

“Kemi diskutuar lidhur me situatën e luftës në Ukrainë si dhe pasojat e saj, mbi ekonominë e vendeve tona dhe patjetër që folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt, mbledhjen e këshillit evropian ku do të diskutohet çështja e hapjes së rrugës ose jo për konferencën e parë ndërqeveritare. Sic e dini të gjithë kjo nuk është një çështje cfarë kemi bërë apo nuk kemi bërë ne, apo ndonjë rezerve të KiE, por lidhet me ngërçin e krijuar nga vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si një pozicion konstruktiv dhe në konfirmimit me pozicionin e Këshillit për mosndarjen e Shqipërisë nga Maqedoninë e Veriut. Ne e kemi kryer një këshillim me qytetarët shqiptarë dhe janë pyetur nëse Shqipëria të ndryshojë kursin dhe të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Kjo mbetet për t’u aktivizuar pas mbledhjes së Këshillit Evropian dhe ne jemi në pozicionin që të dyja vendet të hapin negociatat”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy