Rama kritikoi SPAK/ Boçi: Kur është në vështirësi përmend 21 janarin dhe Gërdecin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama kritikoi SPAK/ Boçi: Kur është në vështirësi përmend 21 janarin dhe Gërdecin!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi është ndalur në kritikat e Edi Ramës ndaj SPAK.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se Rama sa herë është në pozitë të vështirë, përdor ngjarjen e 21 janarit dhe atë të Gërdecit duke prekur emocionet e familjarëve.

Advertisement

Sipas tij, Rama kur ka probleme me të ardhmen dhe të tashmen, përdor ngjarjet e sëshkuarës.

“Nuk jam habitur nga skenat e ofruara këto ditë, kur Rama shigjeto institucionet e drejtësisë dhe nuk habitem se Rama sa herë është në pozitiv të vështirë nxjerr nga sirtari 21 janarin dhe gërdecin. Sa herë do të qeshet e të tallet me institucionet e shqiptarëve, provokon lotët e familjarëve të këtyre familjeve, sa hera ka probleme me të sotme dhe të ardhmen i referohet sëshkuarës, Rama nuk zbuloi asgjë tjetër veçse projektit për të ndërtuar një drejtësi të kapur nën komandën e tij si qen lufte.
Le të shkojë të paraqitet në SPAK është i kallëzuar nga PD për aferën e inceneratorëve. Sot në qeli janë anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit se miratuan një procedurë jo ligjore, Firma e fundit që i vë vulën kësaj procedure është kryeministri, ky pse është jashtë, pse lë këto dytësorët. Le të shkojë vetë dhe të përgjigjet vetë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy