Rama: Lufta kërkon kursim, nuk e dimë sa do zgjasë kjo situatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Lufta kërkon kursim, nuk e dimë sa do zgjasë kjo situatë

Kryeministri Rama ka shfrytezuar nje takim me fermeret per te shpjeguar serish vizionin e qeverise per te perballuar situaten e veshtire dhe rritjen e cmimeve te krijuar si pasoje e agresionit rus ne Ukraine.

 

Shefi i qeverise ka perseritur se nuk do te heqe taksat mbi naften pasi te ardhurat I japin mundesi te te mos rrise çmimin e energjise elektrike, dhe e dyta të mbeshtese shtresat në nevojë.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Pensionistet nuk kane vetura, nuk kane pse paguajne takse qarkullimi, por ne nuk mund t’ua çojme faturen 3-fish se iu iken pensioni.”

Advertisement

 

 

Rama ka theksuar se qeveria do te subvencionoje transportin dhe fermeret qe te mos vuajne rritjen e çmimit te naftes.

 

Advertisement

 

“Per autobusin do paguajme ne, pra do japim ne 100 lekë per liter ne menyre qe te mos rritet bileta. Edhe per fermeret do paguajme ne, në menyre qe ne bujqesi keto veshtiresi te mos reflektohen”

 

 

Advertisement

Kryeministri solli ne vemendje mbledhjen urgjente te NATO-s javen e ardhshme per te sqaruar se situata eshte e paqarte dhe askush nuk e di sa mund te zgjase lufta.

 

“Mund te kete armepushim, por mund te mos kete. Mund te zgjase me muaj, ose shume me teper, dhe ne duhet te jemi te pergatitur qe kjo eshte rezistence.”

 

Advertisement

Rama replikoi edhe me te gjithe ata qe I kerkojne te nderprese investimet; duke e bërë te qarte qe kjo nuk do te ndodhe pasi demton ekonomine e vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy