Rama mbyll fushatën në Durrës/ “Do jemi mijëra vota diferencë nga kundërshtarët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama mbyll fushatën në Durrës/ “Do jemi mijëra vota diferencë nga kundërshtarët”

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Durrës ku i ka bërë thirrje dhe njëherë qytetarëve që të dielën më 14 maj të mos votojnë PS-në, por kryebashkiaken Emiriana Sako.

 

Rama nga Durrësi ka ironizuar opozitën duke thënë se edhe ato pak qytetarë që kanë mbetur dhe mbështesin kundërshtarët do t’i barktisin.

 

Advertisement

Me nota humori, Rama tha se nuk dëshiron që këta demokratë të bashkohen me Partinë Socialiste pasi do të detyrohet që të ndërtojë PD-në nga e para.

“Demokratëve i bëj thirje të votojnë kryebashkiakët tanë. Vota është për të marrë në punë dhe për të mbajtur në punë njerëzit e duhur për t’i shërbyer këtij projekti të madh transformimi. Është arsyeja pse unë kam ardhur në Durrës. Dëgjoni që unë vij në Durrës sepse nuk është mirë Emiriana me sondazhet. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen. Sa për sondazhet dhe rezultatin që duan ta dinë se si do dalim ne në Durrës, të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot ajo do të jetë diferenca e rezultatit të dielen. Mijëra e mijëra vota diferencë mes Emiriana Sakos dhe atij që nuk po e zëmë fare në gojë se kemi fol dhe i dimë të gjitha. Këtë hapje them mos ta prishim me turistë të dështuar të politikës së vjetër që janë gjithmon e më pak, gjithmonë e më pak. Jam i bindur se të dielën do të shikohet më qartë se si jo shumica që nuk i ka dashur, por edhe ajo pakica që ka mbetur pas tyre dop t’i braktisin. Do më detyroni ta marrë unë PD-në dhe ta ndërtojë nga e para”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy