Lideri socialist mbyll fushatën në Fier e Lushnje/ Rama: Voto PS ose rri në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lideri socialist mbyll fushatën në Fier e Lushnje/ Rama: Voto PS ose rri në shtëpi

Fitorja e socialistëve në Bashkinë e Fierit, sipas kryeministrit Edi Rama, edhe këtë herë është e padiskutueshme.

 

Në takimin elektoral që pati me banorët, Rama i vuri ata përpara dy zgjedhjesh: Ose të votojnë Partinë Socialiste, ose të mos dalin fare në votime sepse Partia Demokratike sipas tij, nuk është fare alternativë.

 

Advertisement

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

“Këtu në Lushnjë si kudo tjetër, puna jonë flet më shumë se çfarë ka folur deri më sot. Ajo që ju prisni është jo tu themi sesa kemi bërë por të bëjmë akoma më shumë në 4 vitet e ardhshme me Eriseldën dhe gjithë popullin e Lushnjës. Dua të them edhe këtu diçka që e kam përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve. Në 14 maj vërtet do votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve, për tu shërbyer qytetarëve. Do votohet edhe për nderin e dinjitetin e këtij flamuri që e mbajmë në zemër. Në 14 maj, është një zgjedhje jo thjesht midis kandidatëve tanë dhe maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA. Ajo që u ofrohet si alternativë është një turp i madh për Shqipërinë që sot gëzon mbështetjen më të madhe se kurrë më parë që ka pasur nga aleatët strategjikë. Jemi në një pozicion ku flamuri ynë kombëtar është më lart se kurrë më parë në arenën ndërkombëtare.”

 

Më herët Edi Rama u takua edhe me banorët e Lushnjes, të cilët i paralajmëroi se opozita, pasi të humbasë në këto zgjedhje, do të kundërshtojë rezultatin.

Advertisement

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I VENDIT

Advertisement

 

“Mbajeni mend çfarë po u them, në 16 maj i keni duke bërtitur, na vodhën votat, na grabitën, narko shteti, kriminelët, i blenë. Sepse nuk kanë asnjë shans, strategjia e tyre është të kapen si i mbyturi që kërkon të të mbysë. Askush nga votuesit të mos bëhet fije bari ku ata të mund të kapen.

 

Sipas Ramës, arsyeja pse qytetarët duhet të votëbesojnë socialistët të dielën është sepse vetëm ata mund ta çojnë vendin përpara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy