Rama: Mos jepni rryshfet në spitale, nuk ka pyll pa derra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Mos jepni rryshfet në spitale, nuk ka pyll pa derra

Rastet e korrupsionit në spitale, sidomos në ato ku po trajtohen të sëmurët me Covid, sipas kryeministrit Rama nuk mund të përgjithësojnë punën e të gjithë personelit mjekësor. Ndërsa dënoi çdo akt të tillë, Rama, u  kërkoi qytetarëve të mos ndjekin rrugët e rryshfetit për të marrë shërbimin shëndetësor.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Nuk ka pyll pa derra, nuk ka asnjë sitëm dhe asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë edhe mjekë, por kjo nuk e zhbën kurrë gjithë sakrificën dhe madje, në këtë rast të pandemisë, edhe heroizmin e mjekëve, sepse disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën

 

Mirënjohës ndaj gjithë mjekëve të vijës së parë të përballjes me Covid-19, Edi Rama tha se qeveria nuk do të ndalet me reformimin e sistemit shëndetësor si në infrastrukturë edhe në vlerësimit financiar të bluzave të bardha.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Ne jemi në diskutim për të kaluar në një fazë tjetër me sistemin dhe për lejuar më shumë pavarësi administrative nga ana e struktura shëndetësore, për t’i dhënë mundësi atyre që punojnë më shumë edhe brenda sistemit të paguhen me bonuse për shkak të performancës, pra, nuk mund të paguhet njësoj një mjek që bën 100 vizita me një mjek që bën 20 vizita.

 

Si shembull të angazhimit të qeverisë për të transformuar një nga sektorët më të rëndësishëm të shërbimit ndaj qytetarit, kryeministri solli rindërtimin e qendrës shëndetësore numër një në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy