Rama në Kavajë: Kurrë mbrapa/ “Partia Demokratike është një anije e mbytur, nuk u zgjidh hallet” 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në Kavajë: Kurrë mbrapa/ “Partia Demokratike është një anije e mbytur, nuk u zgjidh hallet” 

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Kavajës, për të çelur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.

 

Gjatë fjalës së tij, ai ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike, që sipas tij, nuk mund t’u japë zgjidhje halleve të qytetarëve.

 

Advertisement

Në takimin me simpatizantë të Partisë Socialiste, Rama e krahasoi PD me një anije, e cila është mbytur.

 

“Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja. I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh. Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat”

 

Advertisement

Duke vlerësuar figurën e kandidatit socialit për bashkinë Kavajë, Edi Rama tha se kush voton për opozitën, kthehet pas në kohë.

 

“Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar. Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Shihni Shkodrën. Kush e bëri Shkodrën ashtu? Zoti?! Jo! Historia jo. Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsh!’, tha Rama.

 

Advertisement

Redjan Krali është kandidati socialist për bashkinë e Kavajës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy