Rama: Në PS kush del nga rruga, u kam thënë “thyefshi qafën”, jam edhe i kënaqur edhe jo nga qeverisja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Në PS kush del nga rruga, u kam thënë “thyefshi qafën”, jam edhe i kënaqur edhe jo nga qeverisja

Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkëpunëtorët e tij që kanë pasur probleme me drejtësinë nuk janë lëshuar nga ai siç pretendohet.

 

Në emisionin Spotlight në Vizion Plus, kryesocialisti shprehet se ministrave e deputetëve në radhët e tij iu ka kërkuar që të mbajnë ata PS e jo partia ata.

 

Advertisement

Në këtë mënyrë, kryeministri Rama përsërit qëndrimin e tij se përgjegjësia para ligjit është individuale.

 

“Unë nuk lëshoj asnjë. Unë jua kam thënë shumë qartë, në mënyrë të përsëritur, bashkëpunëtorëve të mi, edhe i kam kthyer përgjigje shumë të prerë këtij zërit, se ka patur dhe brenda Partisë Socialiste, se Edi Rama nuk të mban, por të lëshon. I kam thënë, ju jeni këtu, të mbani Partinë Socialiste dhe të më mbani mua. Nuk jam unë dhe Partia Socialiste që t’ju mbajmë juve, nëse juve dilni nga rruga. Dolët nga rruga, thyefshi qafën, nuk është më një çështje e imja dhe e Partisë Socialiste.”

 

Advertisement

Por sa i kënaqur është Rama nga qeverisja e tij?

 

“Nëse mua më vjen tek dera një anketues, dhe më pyet ja m’i kënaqur apo nuk jam i kënaqur me qeverinë… dhe sa i kënaqur jam, unë nuk do t’i them jam shumë i kënaqur. Edhe unë do t’i them nuk jam as i kënaqur, as i pakënaqur. Mendoj që duhet të bëjnë shumë më tepër. Po kjo nuk do të thotë që unë nuk e mbështes qeverinë dhe mendoj që kjo qeveri është zgjedhja më e mirë që kam dhe që kjo qeveri ka bërë gjëra dhe është e vetmja që mund të bëjë gjëra të tjera akoma”, përgjigjet ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy