Rama: Nga 1 tetori, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen 8.6%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Nga 1 tetori, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen 8.6%

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin e mirë për rritjen e pensioneve, një vendim i marrë nga qeveria një ditë më parë.

 

Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjne në masën 8.6 % të pensionit të tyre.

 

Advertisement

MIRËMËNGJES dhe duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Kujtojmë se një ditë më parë qeveria mori vendimin për rritjen e pensioneve.

 

Advertisement

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 tetor dhe për vetëm për periudhën tetor – dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

 

Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).

 

Advertisement

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy