Rama nga Maqedonia e Veriut: Shumë shpejtë do presim në Tiranë miq të BE, meritojmë mbështetje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nga Maqedonia e Veriut: Shumë shpejtë do presim në Tiranë miq të BE, meritojmë mbështetje

Kreu i qeverisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski deklaroi se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

 

Ai vlerësoi ecurinë e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se BE duhet të mbështesë këtë iniciativë.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor krahas detyrave për të përmbushur kanë dhënë dhe kontribut në BE.

 

“Ka plot sfida të përbashkëta që kërkojnë një qasje të përbashkët ndaj qytetarëve që nuk mund të jenë të dorës së parë apo të dytë.

 

Advertisement

Ajo që fqinjët tanë marrin nga BE, është e pakrahasueshme nga mundësitë tona për t’i vënë ne dispozicion  popullit të tyre.

 

Shqipëria dhe Maqedonia kanë një bilanc shumë kuptimplotë në raport me BE, jo sa i përket reformave që çuan në hapjen e negociatave, por sa i përket linjëzimit me BE.

 

Advertisement

Kjo është një vlerë që jo të gjithë e mëshirojnë 100%. Lajmi i mirë është që komisioni, sic e ka shprehur Von der Leyen po punon në këtë drejtim. Ne do të kemi një tjetër njoftim formal në Tiranë, për të diskutuar konkretisht mbi planin.

 

Na duhet ky plan, na duhet kjo mbështetje dhe e meritojmë si vende në mes të Europës që mos të shihemi se ata që duhet të bëjnë detyrat, por edhe si ata që kontribuojnë”, tha ai.

 

Advertisement

 

Rama thekson gjithashtu se shumë shpejt Tirana do të presë miq të BE për të diskutuar këtë nismë.

 

Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta”

Advertisement

 

Nga ana tjetër, kreyministri i Maqedonisë së Veriut vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa një thirrje pati dhe për situatën e tensionuar në Kosovë.

 

“Në këtë plan  mund të themi se këtë e bëmë edhe në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që dha rezultate për tre shtete për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Qytetarët presin më tutje që të ofrojë risi. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se mes bashkëpunimit të përbashkët midis vendeve. Implementimin e marrëveshjes që arritën në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një proces që përfshin vendime në të dyja shtete fqinje, por politikanët duhet të sillem si burrë shtetas dhe tu qasen zgjidhjeve të hapuara e me dialog”, tha ai.

Advertisement

 

Pas këtij takimi, kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani. Në axhendës e Ramës mbetet ende i pakonfirmuar takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy