Rama nis turin e falenderimeve nga Shkodra/ “Rezultati i PS është sfida jonë më e madhe, për herë të parë qytetarët s’votuan qorrazi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nis turin e falenderimeve nga Shkodra/ “Rezultati i PS është sfida jonë më e madhe, për herë të parë qytetarët s’votuan qorrazi”

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e falenderimeve nga Shkodra, bastioni i së djathtës që për herë parë pushteti vendor do drejtohet nga socialistët.

 

Në fjalën e tij, para qytetarëve, Rama tha se rezultati i dalë në zgjedhjet e 14 majit, është sfida e tij më e madhe.

 

Advertisement

PS fitoi në 54 bashki, dhe për këtë Rama tha se kjo ishte hera e parë kur qytetarët nuk votuan qorrazi.

 

“Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës.

 

Advertisement

Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas.”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy