Rama: PD të mos e pengojë vetingun, ndryshimet Kushtetuese jetike për të pastruar drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: PD të mos e pengojë vetingun, ndryshimet Kushtetuese jetike për të pastruar drejtësinë

Partia Socialiste është angazhuar për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve për organet e vetingut dhe kryesocialisti Edi Rama la porosi që ky proces të çohet deri në fund.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS-së paraditen e kësaj të premteje, Rama deklaroi se ndërhyrjet në Kushtetutë janë të nevojshme për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER

Advertisement

 

“Zgjatja e mandateve të organeve të vetingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer që është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për të nxjerrë në pah njerëzit me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në drejtësi është një reformë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar dhe besoj se vija është shumë e ndarë.”

 

Partia Demokratike mori sërish një ftesë për bashkëpunim në këtë pikë nga kreu i socialistëve, për aq kohë sa ndryshimet kushtetuese nuk bëhen dot pa të pasi nevojiten 94 vota.

Advertisement

 

Por Rama theksoi se ky nuk do të shërbejë si një moment pazaresh, ashtu siç Lulzim Basha akuzohet nga demokratët se po shet votën për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut, në këmbim të reformës territoriale.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER

 

“Reforma në drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar, është diçka për t’u kryer. Është shumë e qartë të gjithë që kthim mbrapa nuk ka dhe kush i bie ndesh reformës në drejtësi, i bie ndesh të ardhmes së vendit. Reforma në drejtësi s’është kërkesë partiake, por historike, kombëtare, për të gjithë fëmijët e këtij vendi, ndërsa të tjerat janë çështje që do diskutohen. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD.”

 

Advertisement

 

Edi Rama u tregoi edhe vijën e kuqe socialistëve kur bëhet fjalë për punësimet në administratë.

 

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

 “Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe do ta ndaja me të gjithë publikun dhe të gjithë familjen tonë politike është një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë, por vija ndarëse. Nëse në shërbimin civil tanimë kemi garantuar se proceset e rekrutimit tashmë janë procese ligjore, procese me integritet dhe si rezultat i këtyre proceseve shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që i takon në pjesën tjetër të administratës ka një problematikë serioze që duhet qasje me seriozitet.  Për këtë jemi të prerë dhe duhet të angazhohemi të gjithë.”

Advertisement

 

 

Në fund, kreu i PS-së dha një koment edhe për çështjen që ka tërhequr vëmendjen këto ditë, atë të satelitëve.

 

Advertisement

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e saj në të gjithë aspektet. Do të ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Nuk do çojmë satelitë për kërkime në mars, na duhen sy inteligjentë të në kapaciteti që kalon ato njerëzore për të patur info në kohë reale mbi territorin e vendit tonë.”

 

Ambicien për të patur dy satelitë në orbitë, Edi Rama e bëri me dije dje gjatë seancës parlamentare te se enjtes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy