Rama për vizitën e Blinken: SHBA, rol vendimtar për drejtësinë. Jemi aleat i saj i palëkundur 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama për vizitën e Blinken: SHBA, rol vendimtar për drejtësinë. Jemi aleat i saj i palëkundur 

Në prag të vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit  Antony Blinken në Tiranë, kryeministri edi rama i shpreh atij mirëseardhjen dhe e siguron se këtu ai do të gjejë një aleat të palëkundur të shteteve të bashkuara

Në një shkrim në rrjetet sociale, rama vë në dukje mbështetjen amerikane pëer rëformimin historik të sistemit të drejtesisë.

“Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë e reformës në drejtësi në rrugën tonë të re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend”, tha Rama.

Kryeministri Rama shkruna se sekretari do të gjejë një shqipëri të gatshme për të punuar  për paqen  dhe  stabilitetin në rajon.

Advertisement

“Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lërë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”, shtoi Rama.

Shefi i qeverisë thotë gjithashtu se shqipëria si një vend anëtar i natos është gati të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me shba.

“Shqipëria është vijimësisht gati të angazhojë trupa dhe burime të reja në kuadrin e angazhimit kolektiv të të gjitha vendeve anëtare për fuqizimin e NATO-s, në mbrojtje të vlerave të patjetërsueshme që mishërojnë vetë arsyen ekzistenciale të komunitetit tonë demokratik”, tha Rama.

Rama e mbyll shkrimin duke thënë se vizita e sekretarit blinken mund të jetë një stimul i mirë për shtimin e investimeve amerikane në vend. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy