Rama publikon pamjet nga takimi me Blinken në SHBA: Krenarë që jemi aleatët tua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama publikon pamjet nga takimi me Blinken në SHBA: Krenarë që jemi aleatët tua

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi që zhvilloi pak më parë me sekretarin Amerikan të Shtetit.

 

Ndërsa shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, në fjalën e tij, Blinken vuri gjithashtu në dukje bashkëpunimin në shumë fronte të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Advertisement

“Është një kënaqësi e veçantë t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit këtu në Departamentin e Shteteve të Bashkuara dhe që na jepet mundësia të flasim për punën që Shqipëria deh SHBA po bëjnë sëbashku në kaq fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte. Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit në OKB. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë së bashku atje, por duhet t’iu them kryeministër atë që më ka mbetur mbresë e do më mbetet për një kohë të gjatë, fakti që, në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit refugjatët afganë dhe kjo është ekzaktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë që i ofruat një strehë të sigurt 2.000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe po ashtu siç e thash në Këshillin e Sigurimit ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë së bashku. Më vjen shumë mirë që iu kemi këtu. Pres me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë”, tha Blinken.

 

“Faleminderit shumë z.sekretar, është një nder që ndodhem këtu, sigurisht dhe kënaqësi që takohemi me ju në këtë fillim viti, i cili shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike, që u ndërprenë në mënyrë brutale për shkak se Shqipëria mori një drejtim tërësisht të ndryshëm për më shumë se një gjysmë shekulli, por ja ku jemi, sërish bashkë. Ne e vlerësojmë këtë miqësi, këtë marrëdhënie si gjën më të vyer. Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi për të kthyer atë ç’ka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë”, tha Rama.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy