“Rama përgjegjës për tragjedinë”/ Meta: Kryeministri, autori i falimentimit të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama përgjegjës për tragjedinë”/ Meta: Kryeministri, autori i falimentimit të shtetit

Për Partinë e Lirisë përgjegjësi i humbjes tragjike të jetës së Jonada Avdiut është Edi Rama.

 

ILIR META

 

Advertisement

KRYETAR, PARTIA E LIRISE

 

Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autori i këtyre vrasjeve është ai, me arrogancën e tij.

 

Advertisement

Është ai që u jep siguri politike dhe për pandëshkueshmëri  të gjithë atyre që sillen në atë farë mënyre siç e keni parë dje, siç e keni para në rastin e të ndjerit Klodian Rasha dhe në shumë raste të tjera. Këta bëjnë të fortin me popullin se kanë atë, por aman i patë ju si rrinin në Elbasan bara bandave dhe të fortëve, rrinin sus.

 

Kryetari Ilir Meta thotë se autori i falimentimit të shtetit është kryeministri që për dhjetë vitesh po punon vetëm për shpopullimin e vendit dhe vjedhjen e tij.

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR, PARTIA E LIRISE

Shteti ka rënë në çdo aspekt, në çdo drejtim, ka falimentuar pikërisht për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shqiptarëve kundër shtetit. Ka falimentuar gjithçka, që nga siguria, rendi publik e deri te bujqësia që është në gjendje zie.

 

Advertisement

Etiketimit vampir politik nga Edi Rama, ish presidenti iu përgjigj:

 

ILIR META

KRYETAR, PARTIA E LIRISE

Advertisement

Të gjitha atyre që kanë probleme si ai, në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndojnë edhe më shumë problemet e shëndetit mendor. Me atë koha e mjekimit të detyruar po afron, është shumë e shpejtë.

 

Në protestën e thirrur të enjten pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit, e cila është mbështetur nga Partia e Lirisë, kryetari i saj tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të jete fizikisht.

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR, PARTIA E LIRISE

Të jeni të sigurtë që unë jam në çdo moment shpirtërisht, në çdo protestë që bëhet jo vetëm në këto ngjarje kaq të rënda dhe dramatike.

 

Advertisement

Në Fier ku ishte për të dëgjuar shqetësimet e fermerëve, kryetari i PL-së kundërshtoi sërish nismën “Ballkani i Hapur”. Sipas tij ajo është në dëm të produktit bujqësor vendas pasi në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, fermeri shqiptar është më pak i mbështetur financiarisht nga shteti.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy