Rama publikon foto me Macron nga samiti në Sllovaki: Folëm mbi sfidat që po përballet rajoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama publikon foto me Macron nga samiti në Sllovaki: Folëm mbi sfidat që po përballet rajoni

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga vizita e tij zyrtare në samit në Sllovaki.

 

Kryeministri Rama shfaqet krah presidentit francez, Emmanuel Macron, me të cilin shprehet se ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.

 

Advertisement

Gjithashtu Rama thekson se pjesë e diskutimeve ishin dhe sfidat me të cilat rajoni po përballet, si dhe lufta në Ukrainë.

 

 “Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, shkruan Rama.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, presidenti francez Emannuel Macron ka folur lidhur me situatën e krijuar në very të Kosovës, ndërsa ka qortuar qeverinë e Albin Kurtit për qëndrimin e mbajtur.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy