Rama “shigjetoi” PD-në/ Basha: Shqiptarët t’i dinë dështimet, babëzitë i ke të ekspozuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama “shigjetoi” PD-në/ Basha: Shqiptarët t’i dinë dështimet, babëzitë i ke të ekspozuara

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve të këtij të fundit.

 

Basha tha në rrjetet sociale se beteja e opozitës është kundër njerëzve që cenojnë procecin zgjedhor dhe janë të lidhur me krimin.

 

Advertisement

Sipas tij, të gjithë e dinë se kush është Edi Rama dhe bëri thirrje që të ketë bashkim kundër tij për demokracinë.

 

“Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë. Shqiptarët i’a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij.”

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy