Rama: Shkodrën e gjetëm me “lakun në fyt”, do investojmë në zhvillimin e kësaj zone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Shkodrën e gjetëm me “lakun në fyt”, do investojmë në zhvillimin e kësaj zone

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e qeverisë për qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama theksoi se investimet do të nisin që nga pastërtia dhe mirëmbajtje e qytetit e deri tek tregjet. “E gjetëm me lakun” në fyt”, kështu shprehet kryeministri për Shkodrën, duke nënvizuar se pas marrjes të pushtetit lokal nuk do të mungojnë investimet.

 

“Shkodra do të ketë më në fund një hyrje, sepse Shkodra nuk ka hyrje, në Shkodër hyet si fshehtas”, tha ai duke nënvizuar se e tillë ishte edhe Vlora para se të investohej. “Një qytet që ka bekimin e ujit nga Zoti, nga natyra dhe kur ti hyn dhe nuk sheh ujë fare sepse i ke të gjitha pamjet e zëna është një qytetet që është marr peng, me lakun në fyt. Do ia heqim lakun dhe do të jetë një zhvillim i bukur në atë zonë”, tha ai.

 

Advertisement

Ai bëri me dije se pjesë e projekteve për qytetin e Shkodrës është edhe mirëmbajtja dhe ndërhyrja në Kalanë e Rozafës, si dhe në të tjera qendra historike dhe atraksione të kësaj zone.

 

Sipas Ramës, që nga marrja e pushtetit vendor nga socialistët, Shkodra i është nënshtruar një transformimi të dukshëm e të prekshëm nga çdo qytetar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy