Rama: SPAK të “godasë” Berishën, Shqipëria mezi pret të shohë Metën para drejtësisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: SPAK të “godasë” Berishën, Shqipëria mezi pret të shohë Metën para drejtësisë”

Në të dytën herë, Edi Rama ishte edhe më i egër ndaj Sali Berishës. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuari i kërkoi drejpërdrejt hetimin e ish kryeministrit Sali Berisha, për akuzën e ngrituar nga Departamentit Amerikan i Shtetit, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

 

Në qëndrimin e tij, Edi Rama shkoi edhe më tej. Ai akuzoi SPAK se po cënon reformën në drejtësi duke mos hetuar “Non gratën Sali Berisha”, që e etiketoi si turpin e shqiptarisë.

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Zonja dhe zotërnj të SPAK-ut zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë sepse sot Shqipëria është e turpëruar përpara një nongrate që i bën karshillëk. Këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë SPAKU, askush tjetër. PO hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend se po sfidohet drejtësia dhe po deligjitimohet SPAKU, dhe i gjithë sistemi ynë i drejtësisë. Durimi ynë po soset, i imi po njëherë. Këtë vënie të re për fund, PS nuk do të lerë dy gurë bashkë që të mos e lejoj.

 

Me drejtësinë kërkoi të përballet jo vetëm Sali Berisha por edhe Ilir Meta, edhe pse në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Socialistëve e artikuloi jo si një vullnet të tijin por të popullit shqiptar.

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Jo unë por gjithë Shqipëria mezi po pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metën.

 

Për të argumentuar qëndrimet e tij se SPAK po shkon drejt së keqes, Edi Rama solli si shembull procesin ndaj ish kryeatrit të KED, Ardian Dvorani, që u akuzua nga presidenti Ilir Meta për shkelje të ligjit në procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Madje akuzoi për një bashkëpunim të SPAK me Ilir Metën, në dëm të karrierrës së Ardian Dvoranit, që sot çështja ndaj tij është pushuar.

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
SPAK në mënyrë të rrufeshme i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që edhe për pak javë do të largohet më në fund nga zyra e presidentit të republikës, shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardina Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit si një ndër kampionët e luftës globale kundër korrupsionit, që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar si gjykatës. Kështu është, të kesh dy një ta mbash e një ta çash.

 

Apelin e tij që magjistratët e përjashtuar nga Vettingu duhet të përballen me drejtësinë e përforcoi edhe më deklaratën e Bashkimit Evropian, për hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar nga sistemi.

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Asnjë një gjemb në këmbë nuk i ka hyrë ndërkohe që BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që Shqipëria do të ulet në tryezën e negociatave, gjëja e parë që do t’i kërkojnë Shqipërisë sa gjykatës dhe prokurorë të korruptuar janë çuar para drejtësisë. Zero. Që sapo të ulemi në tryezën e negociatave kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë.

 

Duke qëndruar po te Sali Berisha, me të fshiu çdo mënyrë bashkëpunimi.

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
PS nuk do të njohë në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë vendim e kërkesë që buron nga non grata e madhe dhe shpura e tij, e atij burimi të keqes së madhe te vendit tonë. Jo për presidentin por asnjë edhe për një hu gardhi për ta vendosur në fund të Lanës nuk marrim opinion.

 

Me dozën e akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, Sali Berishës dhe Ilir Metës, socialistët i hapën rrugën përtëritjes së partisë së tyre, me hapjen e garës për 61 kryetarët e degëve të PS në vend, miratimin e agjendës politike për vendoret e 2023-it dhe detyrimin financiar që anëtarët e PS duhet të kryejnë, ku peshën

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy