Rama: Spitali Infektiv gati të hapë dyert pas pak ditësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Spitali Infektiv gati të hapë dyert pas pak ditësh

Spitalin i ri i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e të cilit nisën në pranverë do të jetë qendër ekselence.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky spital rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh.

 

Advertisement

Investimi për rindërtimin e Spitalit Infektiv vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19.

 

Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy