Rama takim me furnizuesit e naftës: Situata imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takim me furnizuesit e naftës: Situata imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë

Sikundër njoftoi një ditë më parë në komunikimin me qytetarët në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim furnizuesit e naftës, me qëllim për të diskutuar për përballimin e krizës.

 

Në takim do të flitet për pasojat  në çmimet e karburantit dhe ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë.

 

Advertisement

Postimi:

 

Kryeministria – Me furnizuesit e naftës për t’i vënë fre çdo spekullimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit

Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit

Advertisement

Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy