“Rama të tregojë inceneratorin”/ Kryemadhi sfidon kryeministrin për djegësin e Tiranës 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama të tregojë inceneratorin”/ Kryemadhi sfidon kryeministrin për djegësin e Tiranës 

Nga selia e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të inspektojë inceneratorin e Sharrës.

 

 

Kreymadhi tha se investimi prej 128 milion eurosh nuk është bërë asnjëherë ndërsa shqiptarët vijojnë të paguajnë tarifën e shërbimit prej 29 eurosh për ton.

Advertisement

 

MONIKA KRYEMADHI – DEPUTETE E PL

Perse nuk na demonstron Edi Rama inceneratorin në Sharrë. Para disa ditësh kisthe vetëm jonxhë të mbljellë. Pse Edi Rama u tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim. Sot e shikoni duke na folur si një analist duke folur për procedura fiskale. E ftoj Ramën që të shkojë tek inceneratori i Tiranës ku është investimi prej 128 mln eurosh. T’i tregojë ku janë investiemt e kryera që nuk janë zbatuar akoma. E ftoj të bëj investimin.

 

Advertisement

Sipas Kryemadhit, djegësi i Tiranës nuk është një investim në interes të qytetarëve por një plan biznesi i Edi Ramës.

 

Ajo tha se evazioni fiskal i bërë nga 24 kompanitë e nënkontraktuara nga Klodian Zoto kap vlerën e 189 milion dollarëve.

 

Advertisement

Është e pamundur që të justifikosh një evazion nga 24 kompani prej 189 mln eurosh. Kanë fryrë kostot dhe kanë përfituar tvsh. A e di Edi Rama këtë fakt?  E ka ngritur te gjithe skemen nëpërmjet konçesioneve por dhe nëpërmjet konçesionit të Tiranës. Ta vazhdojmë deri në fund rastin e inceneratorëve. Çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut. Evazioni 189 mln dollarësh vetëm në 24 kompani. I ftoj mediat të hetojnë evazionin fiskal.  

 

Kryemadhi i kërkoi SPAK që të vijojë hetimet me qëllim ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aferë korruptive.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy