Raporti i Rishikimit Vjetor të Performancës për vitin 2023, ministri Mete takim me zyrë të OKB në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti i Rishikimit Vjetor të Performancës për vitin 2023, ministri Mete takim me zyrë të OKB në Tiranë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, ku u diskutua mbi Raportin e Rishikimit Vjetor të Performancës së OKB-së për vitin 2023, si edhe mbi ecurinë e projekteve të mbështetjes dhe asistencës në një sërë sektorësh. Takimi u drejtua nga Zv.Kryeministrja znj. Belinda Balluku dhe Koordinatorja e Zyrës së OKB-së në Shqipëri, znj. Fiona Mccluney, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij, Ministri Mete vlerësoi mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vendin tonë, përmes një sërë instrumentesh në fusha të ndryshme, si zhvillimi ekonomik, turizmi, mjedisi, shëndetësia, siguria, mbrojtja sociale e punësimi.

Ministri theksoi mbështetjen e vazhdueshme që është dhënë përmes PNUD-it sa i përket reformës së punësimit dhe aftësimit profesional, në përputhje me planin e integrimit evropian, ku si rezultat i bashkëpunimit me MFE u hartua dhe Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi. Disa aspekte të rëndësishme të kësaj reforme përfshijnë optimizimin e ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe procesin e akreditimit, me synim pajisjen e sistemit të AFP-së në Shqipëri me mjetet e nevojshme, ndërsa vendi përparon drejt integrimit në BE.

Ministri Mete vlerësoi edhe mbështetjen që OKB-ja ka dhënë në drejtim të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të bizneseve, përmes ofrimit të instrumenteve të rimëkëmbjes dhe zhvillimit për bizneset e vogla, si dhe mbështetjen e axhendës SDG (Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm) në Shqipëri dhe dimensionin e saj financues.

Advertisement

Në vijim të fjalës së tij, Ministri Mete shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin me OKB, sidomos në mbështetje të implementimit të Strategjisë për Punësim dhe Aftësi, me fokus të veçantë në Fondin Social të Punësimit për personat me aftësi të kufizuara.

Po ashtu, sipas Ministrit Mete, një tjetër aspekt i bashkëpunimit të ardhshëm me OKB-në lidhet me zbatimin e projektit të Garancisë Rinore në vendin tonë, në bashkëpunim me BE, ku Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të përfitojë nga angazhimi i UNDP dhe UNICEF.

Ne do të vazhdojmë diskutimet tona, në bashkëpunim me ministritë e tjera, në formulimin e Kuadrit Kombëtar të Integruar të Financimit duke u fokusuar në sektorët kyç për të mbështetur progresin e Shqipërisë drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, u shpreh Ministri Mete./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy