RCC prezanton suksesin historik të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RCC prezanton suksesin historik të Ballkanit Perëndimor

Duke filluar nga 1 korriku, i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë, ku roaming do të jetë falas.

Kostot e roaming midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.

Për të festuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon këtë festë me artistë të Ballkanit Perëndimor, një koncert me grupe muzikore dhe DJ nga i gjithë rajoni. Gjithçka nis më 1 Korrik 2021, në orën 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut).

Bashkohuni me ne në këtë ditë festive në Lake View në Oteshevo ose na ndiqni në transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube për të parë dhe dëgjuar:

Advertisement

S.A.R.S. (nga Serbia)

UZUN BABA OG! – SEKTOR 909 (nga Maqedonia e Veriut)

URAN B (nga Kosova*)

HELEM NEJSE (nga Bosnja & Hercegovina)

Advertisement

DJ SARDI (nga Shqipëria)

WHO SEE (nga Mali i Zi)

Ky është suksesi historik i Ballkanit Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati tre vjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas të cilave përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan marrëveshjen, në Prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e Roaming dhe përfundimisht t’i zeronin ato duke filluar nga 1 korrik 2021. Nga 1 Korriku, jemi gati që të nisim punën intensive për një tjetër sfidë: tarifa zero në roaming edhe mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Ky moment po vjen. Jemi vetëm pak ditë larg nga realiteti: rajon pa roaming. RCC është krenare që ka qenë që prej fillimit pjesë e këtij procesi që do të sjellë rezultate të vërteta dhe të prekshme të Tregut të Përbashkët Rajonal për qytetarët tanë.

Advertisement

STAY CHARGED, ROAM FREE!

Ky projekt mbështetet nga BE

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy