Reduktimi i euros në ekonomi? Proces i pamundur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reduktimi i euros në ekonomi? Proces i pamundur

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa është i mendimit se dekurajimi i euros në ekonomi është një proces I pamundur që të ndodhë. Luhatjet e mëdha në tregun valutorë kanë sjellë në vëmëndje nismën e mbetur në tentativë, 5 vite më parë, të Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin. Përpjekjet për të zbatuar këtë nisëm kanë dështuar, duke bërë që vetëm banka e shqipërisë të ndermerte disa masa, që në thelb kishin stimulimun e kredive në lek dhe dekurajimin në euro.

 

Masat që mori banka e shqipërisë sollën atë që depozitat e shqiptarëve në euro të imnvestoheshin në letra me vlerë jashtë vëndit kur ndërkhë atom und të përdoreshin në tregun tonë. Pse duhet të ndodhë kjo? Për të ulur përdorimin e euros? Unë mendojë që cfardo kufizimi të meret ndaj këtij fenomeni nuk do të japë efektë. Burimet tona valutore janë të natyrshme, ato vijnë nga remitancat e larta, nga turizmi si sektor kryesorë, nga eksportet, nga depozitat. Mbi të gjitha pse duhet ta reduktojmë euron, kur e ardhmja jonë është drejt integrimit europian- u shpreh Selami Xhepa në emisionin E-ZONE

 

Advertisement

Ekonomia shqiptare ka një nivel të lartë euroizimi, pasi 40 % e transaksioneve kryen në euro. 53% e kredisë është dhënë në monedhën europiane, 46% e depozitave janë në euro, ndërsa mbi 60% e borxhit publike është në monedhën europiane. Ky nivel I madh I euroizimit mbart rriskun e lartë të kursit të këmbimit, kur ndërkohë të ardhurat e shqiptarëve janë në lekë.  Duke stimuluar përdorimin e lekut, Banka e Shqipërisë do të jetë më efektive në politikën e saj monetare.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy