Reforma në drejtësi/ Avokati: Ka vetëm propagandë, gjyqtarët s’kanë garanci, përfundojnë në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma në drejtësi/ Avokati: Ka vetëm propagandë, gjyqtarët s’kanë garanci, përfundojnë në rrugë

Avokati Dorian Matlija thotë se në Shqipëri nuk ka ende një operacion që të mbërthejë të gjithë në mënyrë të beftë.

 

Në studion e “Quo Vadis”, ai theksoi se gjëja më e madhe që ka bërë  reforma në drejtësi, është propaganda.

 

Advertisement

“Dua të shoh një operacion që i mbërthen të gjithë në mënyrë të beftë, kjo nuk ka ndodhur. Gjëja më e madhe që ka bërë reforema në drejtësi është propaganda, e ka ngopur publikun me propagandë deri në pikën sa sot po krijohet efekti i kundërt, publiku ka pritshmëri tej mase dhe nuk po sheh rezultate. Korrupsioni në drejtësi është akoma. Bëjnë reforma sa të duan, ti s’ ke akoma ligjet në terezi, s’ke akoma garanci. Shumë gjyqtarë mund të gjenden në rrugë, kanë luftuar me boten e krimit e pastaj përfundojnë në rrugë, s kanë asnjë garanci”, tha Matlija.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy