Reforma në Drejtësi/ Sokol Bregu: Prisnim rritje të cilësisë jo ndryshime emrash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma në Drejtësi/ Sokol Bregu: Prisnim rritje të cilësisë jo ndryshime emrash

Gazetari Sokol Bregu është shprehur i zhgënjyer nga reformimi i sistemit të drejtësisë ndërsa tha në ‘Quo Vadis’ se pritej një rritje e cilësisë dhe jo ndryshim emrash në rradhët e magjistratëve.

 

Bregu u shpreh se Reforma në Drejtësi përjashtoi nga sistemi qindra njerëz që kanë dhënë dënime të përjetshme ndërsa tani, ata mbajnë detyrën si avokatë në mbrojtje të klientëve të tyre.

 

Advertisement

“SHBA janë partneri ynë kryesor dhe ne duhet të prisnim nga sistemi i drejtësisë atë që ndodhte në Amerikë. Ne prisnim një rritje në cilësi dhe rritje të gjyqësorit. Ndryshimi i emrave nuk mund të jap asgjë thelbësore. Ajo që nuk u mendua është që ne larguam nga sistemi shumë persona me eksperiencë, që krejnë sot detyrën e avokatit. Njerëzit me eksperiencë i kemi vënë në këtë mënyrë në detyrën e avokatit Shumicën e dënimeve të përjetshme i kanë dhënë këta personat që i kanë larguar nga sistemi i drejtësisë. Flakëm nga Drejtësia, njerëz që dhanë 763 dënime të përjetshme, vetëm dy prej tyre ka dhënë SPAK.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy