minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Reforma Territoriale/ Blylykbashi: Kemi propozuar 97 bashki - Struga.info


Reforma Territoriale/ Blylykbashi: Kemi propozuar 97 bashki

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma Territoriale/ Blylykbashi: Kemi propozuar 97 bashki

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se Partia Demokratike zyrtare ka dorëzuar sot një projektligj për Reformën Territoriale.

 

Në një deklarate për mediat Bylykbashi shprehet se Partia Demokratike ka dorëzuar projektligjin për reformën territorial, ku janë propozuar  97 bashki.

 

Advertisement

“Bazohet në të njëjtat parime. Hapësira për të rakorduar është e plotë por numri i bashkive, 97, që ne propozojmë, është ai që i jep hapësirën më të madhe kumuniteteve lokale. Nuk ka rëndësi cmendon kryeministri, rëndësi ka c’mendojnë njerëzit. Reforma e 2014 ka provuar se është dështim lapidar me kosto të madhe për zhvillimin e bashkive dhe komuniteteve, Faktor i shpopullimit, njerëzit nuk kanë më shërbime janë në një pushtet të centralizuar. Duhen 84 vota për propozimin tonë, Bëjmë të qartë qëndrimin edhe për ndarjen në rajone”, tha ai.

 

Më tej deputeti i PD cilëson se kushdo që nuk e përkrah këtë propozim nuk po mendon për të drejtat e qytetarëve.

 

Advertisement

Gjithashtu PD ka kërkuar që të ketë lustracion pas hapjes së dosjeve, duke thënë se asnjë dosje nuk është sekrete.

“Kush do që nuk e mbështete këtë ndarje nuk ka në interes të drejtat e shqiptareve. Reforma e 2024 ishte dështim. Ekziston dhe një draft me 94 bashki. Kërkojmë lustracion pas hapjes së dosjeve”, tha Bylykbashi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy