Reforma territoriale/ PD e Berishës publikon draftin, kërkon 95 bashki dhe 5 rajone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma territoriale/ PD e Berishës publikon draftin, kërkon 95 bashki dhe 5 rajone

Një grup pune nga PD e Sali Berishës ka hartuar një draft për reformën e re territoriale, duke kerkuar ndryshimin e hartës aktuale.

Grupi i punës, kërkon shtim të numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 95, si dhe kalimin në 5 rajone nga 12 qarqe qe jane aktualisht.

Advertisement

Sipas demokratëve, reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat ajo u ngrit: Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja; Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar  decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore; Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien; Dështoi në nxitjen e zhvillimit  ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

PD shprehet se në hartimin e këtij drafti ka pasur si kriter bazë “ një qeverisje sa më prënë qytetarëve”, krahas kritereve të njohura të zhvillimit ekonomik, social, kulturor, demografik, historik dhe marrëdhënieve tradicionale të bashkëpunimit midis komuniteteve.

Advertisement

Ky  është drafti i dytë që del nga dyert e PD. I pari ishte propozimi i Enkelejd Alibeajt, i cili u rrëzua nga PS.

Alibeaj, kërkonte shtim të numrit të bashkive nga 61 në 92 të tilla dhe organizim te ri me 6 rajone.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy