Refuzimi i Kurtit/ Rama nuk anulon vizitën në Kosovë: Nesër do të jem në Prishtinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Refuzimi i Kurtit/ Rama nuk anulon vizitën në Kosovë: Nesër do të jem në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se nesër do të jetë në Prishtinë, si pjesë e turit rajonal në prag të samitit të procesit të Berlinit. Pas mbledhjes së këshillit të ministrave, shefi i qeverisë ka preferuar të mos replikojë në distancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke sqaruar në mënyrë lakonike se agjenda e tij nuk ndryshon.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

“Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë.”

 

Vetëm pak ditë pasi deklaroi të mbyllur misionin e nismës “Open Ballkan”, kryeministri Edi Rama do të nisë nesër një tur në të gjitha kryeqytetet e rajonit, për të diskutuar samitin e procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.

 

Advertisement

Të enjten, Rama do të takojë homologun e tij në Maqedoninë e veriut, si dhe do të shkojë në Prishtinë, ndërkohë që ditën e premte do të takojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, do të ndalojë në Sarajevë e Podgoricë.

 

Vizita e Ramës në Prishtinë është ndoshta më e rëndësishmja, pasi vjen në një moment tensionesh mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, për shkak të situatës në veriun e vendit. Nga ana tjetër, kjo vizitë e kryeministrit Rama vjen vetëm pak javë pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.

 

Advertisement

Edhe takimi mes kryeministrit Edi Rama e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është i pari pas tensioneve Prishtinë-Beograd, si dhe rrëmbimit të 3 policëve shqiptarë nga forcat serbe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy