Regjistrimi i PD në zgjedhje/ KQZ: Dokumentacioni i Bashës i rregullt, Berisha pa vendim gjykate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Regjistrimi i PD në zgjedhje/ KQZ: Dokumentacioni i Bashës i rregullt, Berisha pa vendim gjykate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të enjte po merr vendim në lidhje me kërkesat e subjekteve politike për regjistrimin e tyre në zgjedhjet lokale të 14 majit. Fillimisht, KQZ konsideroi të rregullt dokumentacionin e PS dhe PL duke vendosur regjistrimin e tyre në zgjedhjet për pushtetin lokale.

 

Më pas, u morën në shqyrtim dy kërkesat e paraqitura në këtë institucion nga dy palë të ndryshme të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. KQZ sqaroi se nga verifikimi paraprak  i dokumentaconit rezulton se kërkesa e paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa është i rregullt. Ndërkohë, KQZ sqaroi se kërkesa e paraqitur nga Berisha për regjistrim në zgjedhje me logon e PD ka mangësi, pasi i mungon vendimi i gjykatës.

 

Advertisement

Megjithatë, Celibashi deklaroi se dy palët do kenë mundësi të parashtrojnë qëndrimet e tyre në lidhje me legjitimitetin e kërkesave të tyre për regjistrim në zgjedhjet vendore të 14 majit. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit riktheu për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë gjyqin për vulën dhe logon e PD, vendim që mbajti në fuqi si kryetar të PD, Lulzim Bashën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy