Regjistrimi i PD nga “Alibeaj”/ Paloka: Alibashët do legenosen, po ata që kërkuan dorëheqjen e Bashës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Regjistrimi i PD nga “Alibeaj”/ Paloka: Alibashët do legenosen, po ata që kërkuan dorëheqjen e Bashës?

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas kërkesës për regjistrim të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Paloka shkruan se në fakt Indrit Sefa nuk ka të drejtë legjitime për të regjistruar PD në zgjedhje pasi Basha është i dorëhequr prej një viti dhe nuk mund të delegojë kompetenca.

 

“Alibashet paskan dërguar sot letra në KQZ për të regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vete L.B. Që Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjith procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri në fund qëllimin e Rames , nuk ka asnjë dyshim”, shkruan ai.

 

Advertisement

 

Paloka akuzon Ramën se po përdor çdo formë për të shkatërruar opozitën, por përtej kundërshtarit një mesazh ka dhe për të tijët.

 

“Edhe që alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatrrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim.

Advertisement

Une kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ të dorëhiqet, çfarë do të bëjnë tani , apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë më asnjë vlerë”, përfundon ai.

 

 

Pas vendimit për vulën e PD, grupi i Alibeajt depozituan sot kërkesën për regjistrimin e PD si subjekt në KQZ që përkon dhe në ditën e fundit për të kryer këtë procedurë. Ishte përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën duke deklaruar se po ndjek atë që ligji parashikon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy