Regjistrimi i statutit të PD/ Avokati i Bashës kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, mbrojtja e Bardhit: Truk për të zvarritur procesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Regjistrimi i statutit të PD/ Avokati i Bashës kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, mbrojtja e Bardhit: Truk për të zvarritur procesin

Ndryshimet statutore të Kuvendit të PD në 2 shtator nuk janë regjistruar akoma në Gjykatën e Shkoallës së Parë.

 

Avokati i Bashës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyqësor. Por, palët në këtë proces, ndërsa grupimi i Berishës dhe Bardhi thonë se është thjesht një truk i Lulzim Bashës për të zvarritur procesin gjyqësor.

 

Advertisement

Përfaqësuesi i Bardhit, Marash Logu u shpreh për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.

 

“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shty sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.

 

Advertisement

Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit tha se shtyrja e seancës është skandaloze, ndërsa thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi cështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.

 

Seanca e radhës për këtë çështje u caktua në datë 13 nëntor, ora 15:00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy