Rekordet shqiptare në turizëm, zëvendësministrja Bello tregon çelësin e suksesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekordet shqiptare në turizëm, zëvendësministrja Bello tregon çelësin e suksesit

Në ditën e dytë të takimit të 70-të të Organizatës Botërore të Turizmit që u organizua në Tiranë, u prezantua për herë të parë një udhëzues pse duhet të investohet në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Gjatë 2023, Shqipëria, sipas shifrave zyrtare u vizitua nga më shumë se 10 milionë turitë. Shifrat janë premtuese edhe për këtë vit, pasi vetëm në tre muajt e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë rreth 1.7 mln turistë, ose 60% më shumë krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në në lidhje të drejtpërdrejtë  në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Aleksandër Furxhi tha se takimi i Organizatës Botërore të Turizmit, i cili u mbajt në Tiranë është historik për Shqipërinë. Zëvendësministrja Bello shtoi se edhe për këtë vit shifrat në sektorin e turizmit janë premtuese, ndërsa tha se një punë e koordinuar mirë  është çelësi i suksesit.

Intervista:

Advertisement

-Cila ishte rëndësia e kësaj konference të ministrave, autoritete të larta të turizmit, nga 40 vende në Tiranë?

Bello: Organizimi i një ngjarjeje të tillë në Shqipëri është historike. Padyshim që kjo e çon gjithë Shqipërinë në një nivel tjetër të promovimit. Vlerësimet ishin shumë të mira dhe realizimi i një ngjarjeje të tillë erdhi si rrjedhojë e shifrave dhe dinamikës pozitive që ka pasur sektori i turizmit në Shqipëri, por edhe nga një bashkëpunim shumë i mirë mes ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit.

-Shifrat e turizmit flasin pozitivisht edhe për këtë vit. Nga ana tjetër nuk mungojnë edhe thirrjet për rrezikun që mbart një tjetër dyndje e mundshme këtë vit, një numër i madh turistësh në kuptimin e ruajtjes së cilësisë së shërbimeve apo ruajtjen e standardit të një vendi ku mbizotëron rendi dhe qetësia. Si kanë menduar autoritet që t’i bëhet ballë këtyre rreziqeve potenciale?

Bello: Është i vërtetë ky reflektim sepse na ndodh shpesh që sa më shumë rriten numrat aq më shumë vihemi përballë sfidave të tilla. Kjo nxit institucionet, sidomos ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit që të nisin punën shumë më herët se një vit më parë. Angazhimi ka nisur që në shtator të vitit të kaluar. Një faktor i rëndësishëm është edhe koordinimi mes pushtetit qendror, lokal dhe tur-operatorëve dhe gjithë zinxhirit të sektorit privat, të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme. Kryefjala e çdo politike është turizmi i qendrueshëm dhe një bashkëpunim shumë i mirë.

Advertisement

-Nëse mund të bëjmë shkurt një bilanc të aseteve shtesë me të cilat Shqipëria do të përfaqësohet në këtë sezon të ri të verës, në kuptimin e hoteleve të rinj, strukturave akomoduese. Si jemi me shifrat në këtë aspekt krahasuar me një vit më parë?

Bello: Ka një rritje të ndjeshme të numrit të strukturave akomoduese. Nëse sot flasim për 1600 struktura akomoduese të certifikuara, është duke u bërë një punë për të nxitur certifikimin e strukturave të tjera. Vetëm gjatë këtij sezoni ishin 10 hotele të reja. Nga ana tjetër flasim për 17 brande ndërkombëtare, të cilat përgjatë këtij viti operojnë të gjithë. Shtimi i numrit të tyre tregon edhe për një standard të shtuar. Ka një vëmendje të shtuar edhe për të rritur numrin e të gjithë tur operatorëve, për të formalizuar tregun dhe për të rritur standardet në turizëm./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy