minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
RENEA plagosi të shumëkërkuarin në Shkodër, vrau dy veta në vitin 2008 - Struga.info


RENEA plagosi të shumëkërkuarin në Shkodër, vrau dy veta në vitin 2008

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RENEA plagosi të shumëkërkuarin në Shkodër, vrau dy veta në vitin 2008

Ardian Narkaj i moshes 52 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit pë arrestimin e tij.

Ardian Narkaj ishte një person i shpallur në kërkim, pasi ishte i dyshuar si autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Advertisement

Mësohet se Adian Narkaj ka marrë 3 plumba, në kofshë, gjoks dhe parakrah, ndërkohë që ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që Policia e shkodres ende nuk ka dhënë informacion lidhur me këtë ngjarje

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy