Reshje shiu dhe shtrëngata, fundjava me mot vjeshte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje shiu dhe shtrëngata, fundjava me mot vjeshte

Ketë fundjavë presim qe vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë (sot) ashtu dhe për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura.

Gjatë pjesës së parë të ditës së Shtunë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

 

Advertisement

Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët.

 

Po ashtu edhe për ditën e Diel në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Për ditën e Diel nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-12m/s.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy