Reshjet e borës/ ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e borës/ ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes!

Moti me vranësira dhe reshje shiu ka përshkuar vendin.

 

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Në Llogara dhe në akset e Dajtit, ku kanë filluar reshjet e dëborës po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

 

Advertisement

Në Krujë-Sarisalltik dhe në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy