Rikthimi i basteve sportive online/ Rama nis sot konsultimet publike, ironizon opozita

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthimi i basteve sportive online/ Rama nis sot konsultimet publike, ironizon opozita

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 kosultime publike për rikthimin e basteve sportive online.

 

Prezent do të jetë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i sportit.

 

Advertisement

Por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita.

 

Deputetja Jorida Tabaku në një postim në Tëitter nuk I ka kursyer ironitë, duke theksuar se si do e justifikojë mazhoranca ndryshimin e mendimit.

 

Advertisement

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje”, shkruan Tabaku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy