Rishikimi i kredive deri në 31 mars/ BSH lehtëson kushtet për bankat e nivelit të dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rishikimi i kredive deri në 31 mars/ BSH lehtëson kushtet për bankat e nivelit të dytë

Banka e Shqipërisë ka lehtësuar më tej kushtet për bankat e nivelit të dytë për të bërë të mundur ristrukturimin e kredive të dhëna për ata kredimarrës që janë në vështirësi financiare. Në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës u vendos që afati i rishikimit të kushteve të kredive mes bankës dhe huamarrësit të shtyhet deri më 31 mars 2021.

 

Kjo nuk do të thotë se do të ketë një pezullim të kësteve të kredive mujore për të gjithë kredimarrësit, por vetëm ata që janë prekur nga pandemia dhe se vështirësia e tyre financiare është e përkohshme, duke siguruar se ecuria e mëtejshme pritet të jetë pozitive. Kjo vendimmarje prek bizneset, por edhe individët.

 

Advertisement

Me pranverën e vitit të kaluar, kohë kur vendi kaloi në izolim, Banka Qendrore mori vendimin që të gjithë kredimarrësit që nuk kishin mundësi pagese të mos klasifikohen si kredimarrës me probleme, njëkohësisht dhe huaja e papaguar e tyre të mos klasifikohej kredi e keqe. Por kjo vendimmarje i shtrinte efektet deri në 31 gusht 2020. Me vendimin e fundit, institucioni monetare i jep më shumë mundësi palëve të arrijnë një marrëveshje që është e përballueshme për kredimarrësin. Në çdo rast, banka që ka dhënë kredinë do të vendosë mbi kushtet e reja.

 

Në mbledhjen e fundit, Banka e Shqipërisë vendosi të pezullojë shpërndarjen e fitimit për bankat e nivelit të dytë deri më 31 dhejtor 2021. Kjo masë vjen si një mundësi që bankat të jenë të përgatitura për çdo risk të mundshëm që mund të cenojë sistemin gjatë këtij viti.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy