Risi te materniteti ‘Koço Gliozheni’, fertilizimi In Vitro edhe në spitalet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Risi te materniteti ‘Koço Gliozheni’, fertilizimi In Vitro edhe në spitalet publike

Brenda këtij viti në maternitetin “Koço Gliozheni” do të nisë punën qëndra e fertilizimit In Vitro ku për herë të parë në spitalet publike, do të mund të kryhen procese te riprodhimit te asistuar.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se qëllimi është që këto shërbime të ofrohen shumë shpejt edhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë.”

 

Advertisement

Në muajin dhjetor pritet që të përfundojnë punimet për rehabilitimin e Urgjencës, Qendrës së Gruas, si dhe ngritjen për herë të parë të qendrës së riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni” ndërsa mjekët kanë vijuar që të ofrojnë shërbimin për pacientët që i janë drejtuar këtij spitali.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy