Ristrukturimi/ Bardhi zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar të PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ristrukturimi/ Bardhi zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar të PD

Gazmend Bardhi është zgjedhur kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga ky post.

 

Vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i kësaj force politike gjatë mbledhjes së kësaj të premteje, që kishte në fokus ristrukturimin e PD pas dorëheqjes së kreut të komanduar.

 

Advertisement

33 anëtarët e Grupit Parlamentarë kanë votuar pro emërimit të Gazmend Bardhit në këtë posti, duke mos pasur kundërshti nga asnjë deputet..

 

Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy