Rradhë kilometrike në kufirin me Greqinë, Ilir Meta i bën thirrje urgjente qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rradhë kilometrike në kufirin me Greqinë, Ilir Meta i bën thirrje urgjente qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje urgjente qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me situatën që është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

 

 

Meta iu ka kërkuar autoriteteve përgjegjëse të ngrihen në këmbë për të vënë në vijë situatën në pikën kufitarë duke inkurajuar edhe palën greke për të shmangur situate të papranueshme.

Advertisement

 

 

“Çdo qytetqar shqiptar meriton të trajtohem me dinjitet” shkruan Meta.

 

Advertisement

 

Reagimi i plotë:

ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE!
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

Advertisement

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy