Rrëmbyesi del para gjykatës/ Albi Mecini akuzohet për zhdukjen e dy shokëve në Sarandë, u kap me 21.3 kg lëndë plasëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmbyesi del para gjykatës/ Albi Mecini akuzohet për zhdukjen e dy shokëve në Sarandë, u kap me 21.3 kg lëndë plasëse

Albi Mecini, 29-vjeçari i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me 21.3 kg lëndë plasëse artizanale të montuar me celularë për shpërthim në distance dhe me 3 bidona me benzine ka dalë këtë të enjte para gjykatës për rivlersimin e masës së sigurisë.

 

Më herët Gjykata e Sarandës kishte caktuar arrestin me burg për Albi Mecinin, si dhe për Sebastian Latajn, ky i fundit i shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Sipas policisë Mecini dhe Lataj janë autorë të rrëmbimit dhe zhdukjes së dy shokëve në Sarandë Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje e ndodhur në muajin prill të këtij viti.

 

Janë gjetur prova dhe shenja gishtash në automjetin e gjetur më herët që përfshijnë Mecinin në këtë ngjarje të rëndë

 

Advertisement

Ndërkohë, 29-vjeçari është arrestuar në flagrancë teksa përgatitej për krimin e rradhës. Në bashkëpunim me Arafat Manërkollin, 27-vjeç dhe Ervis Cukalin 25-vjeç të cilët janë në kërkim nga policia, ai do të ekzekutonte një personazh të njohur të botës së krimit në Fier.  Dyshohet se ata ishin paguar për të kryer vrasjen.

 

Albi Mecini rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Ai ishte dënuar më herët për dhënien ndihmë të 4 të burgosurve që të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë në Korçë në vitin 2013.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy