Rreziku nga ndikimi rus në Ballkan/ Peleshi: Shqipëria është e sigurt si anëtare e NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreziku nga ndikimi rus në Ballkan/ Peleshi: Shqipëria është e sigurt si anëtare e NATO

Teksa ka inspektuar nga afër inaugurimin e një ure në Voskop të Korçës, ministri i Mbrojtjes është pyetur nga gazetarët në lidhje me militarizimin e Serbisë dhe rrezikun për Kosovën. Niko Peleshi tha se Shqipëria është e sigurt, pasi është anëtare e NATO, ndërsa Kosova ka mbrojtjen e KFOR-it.

 

“Lufta na bëri të mësojmë se çfarë është artikulli 5, nëse cenohet një pëllëmbë tokë, reagon gjithë NATO. Ne jemi të sigurt. Por jo gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e NATO-s, Kosova nuk është, por ajo është e sigurt sepse ne aty kemi prezencë të NATO-s, KFOR është aty. Megjithatë, situatat janë dinamike, rendi botëror është i ngacmuar nga agresioni, shohim me vëmendje se çfarë ndodh në vendet përreth.”

 

Advertisement

Megjithate ministri i Mbrojtjes pranon se situata e rajonit është delicate, pasi Rusia dhe Kina kanë rritur ndikimin.

 

“Jemi të brishtë sepse disa vende si Serbia e Bosnja nuk janë kaq të painfluencueshme sa Shqipëria, nga Rusia e Kina, kështu që kjo na bën të jemi më të vëmendshëm rreth zhvillimeve në Ukrainë, në mesazhet që kemi dëgjuar nga Putini që duan të heqin një paralele midis Krimesë e Kosovës apo herëpasherse hedhin tymuse ne fake neës për merencaret shqiptare në Ukrainë.”

 

Advertisement

Sipas Peleshit, integrimi i vendeve të Ballkanit është garancia më e madhe përballë rrezikut rus dhe atij kinez.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy