minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen gjashtë persona në Ksamil - Struga.info


Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen gjashtë persona në Ksamil

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen gjashtë persona në Ksamil

Gjashtë persona kanë rrezikuar të mbyten në det  si pasojë e këputjes së timonit të mjetit lundrues.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u erdhën në ndihmë 6 shtetasve në Ksamil.

Sipas policisë, në bordi ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon. Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy